Skënderbeu dhe Kastrioti janë duke matur forcat me njëri-tjetrin, teksa luajnë mes tyre javën e 31 të Superiores. Skënderbeu ndezi motoret dhe shfaq fanelle te rende,duke dominuar ndeshjen me rivalet duke mundur pa veshtiresi Kastriotin ne Kamëz ndersa 1 jave me pare likujdoi rivalin tjeter Bylis ne Korçe.Keshtu Skënderbeu merr një fitore të artë 0-2 në transfertë ndaj Kastriotit. Një ndeshje e çmendur që ka prodhuar gjithçka, dy gola, karton te kuq dhe penallti, por në fund ishin Ujqerit që dolën me 3 pikë nga kjo ndeshje.
Pjesa e parë nuk prodhoi asnjë fitues, por Kastrioti ngeli me 10 lojtarë pasi Prodani mori dy kartona të verdhë për 5 minuta. Në minutat e fundit edhe Çela rrezikoi për të marrë karton të kuq, por gjyqtari Jorgji e fali duke e ndëshkuar vetëm me karton të verdhë. Në pjesën e dytë, Skënderbeu shënoi gol me Jean Vicktor pas një gafe të Nezirit. Në minutat e fundit shtesë, korçarët fituan penallti, por Meksi u ndal nga Hidi, ndërsa dy minuta më vonë Vangjeli e dërgoi topin në rrjetë.
Gjatë fazës së tretë Skenderbeu ka treguar stabilitet. Të besuarit e trajnerit Migen Memelli shikohen në rrugën e drejtë për të qendruar mes me te mireve por ne te njejten kohe jane ne finalen e kupes se Shqiperise ne vitin e tyre me te keq,pas nje dekade te mbushura me trofe,suksese dhe pjesemarje ne kompeticione europiane.Tashmë krutanët rrezikojnë të bien direkt nga kategoria, teksa diferencat e Skenderbeut me Bylisin eshte -1 ndersa me Kastriotin -2.
FT| KASTRIOTI-SKËNDERBEU 0-2
Zhan Viktor 66′ Vangjeli 94′
KOMENTI LIVE:
Mbyllet sfida!
94’ GOOOOOL SKËNDEBREU 0-2/ Fantastik Kosta Vangjeli që vulos sfidën, teksa pas një topi të mbetur në zonë nga gjuajtje e Mensah, gjuan bukur dhe e ndal topin në rrjetë.
93’ Gjuan Jorgo Meksi nga pika e 11 metërshit, por Isli Hidi i kupton krahun dhe e pret gjuajtjen.
92’ Penallti për Skënderbeun, me Uerdi Marën, i cili pëson një ndërhyrje të gabuar nga Rami dhe bie në zonë. Jorgji nuk ka dyshime duke akorduar penallti.
Akordohen 6 minuta shtesë!
89′ Mundësi e artë shënimi për korçarët, me Zhan Viktor që provon me një gjuajtje të fortë, por pret Hidi.
66’ GOOOOOOL SKËNDERBEU 0-1/ Zhbllokohet sfida, me Zhan Viktor që shënon pas një topi të mbetur në zonë nga Neziri. Ky i fundit dëmtohet dhe e ka të pamundur të vazhdojë ndeshjen.
45’ momente tensioni në fushë, Çela godet me kokë Sadriun, por arbitri nuk e shikon dhe ndëshkon të dy lojtarët me të verdhë.
43’ Mbeten me 10 lojtarë krutanët! Indrit Prodani ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë për goditje më bërryl ndaj Vangjelit.
39’ Ndërhyrje e ashpër e Bajramit në fundore ndaj Bardhit. Ndëshkohet me karton të verdhë për protesta portieri Rexhepi.
25’ Provon Bardhi të japë një pasim në zonë, por bllokon Zhan Viktor i cili e dërgon topin në goditje këndi, e para për këtë ndeshje.
24’ Goditje e fortë e Mehmetit ndaj Mensah, por nuk ka asgjë për arbitrin. Nuk përmbahet trajneri Memelli, i cili kërkon goditje dënimi dhe ndëshkim, e paralajmëron arbitri Jorgji.
10’ Shkëputet bukur Mensah në drejtim të portës, por Rami i prish ekuilibrin dhe i rrëmben topin. Gjithçka e rregullt nga mbrojtësi i Kastriotit.
3’ Mundësi e mirë për Skënderbeun, që pas një topi të mbetur në hyrje të zonës, provon, por gjuajtja e tij është shumë e lehtë.
Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:
Kastrioti: Hidi, Neziri, Shkalla, Çela, Rami, Moraes, Mehmeti, Okebugu, Prodani, Bardhi, Daci. Trajner: R. Ndreu
Skënderbeu: Rexhepi, Dumfur, Bajrami, Vitija, Sadriu, Meksi, Zhan Viktor, Taipi, Mara, Vangjeli, Mensah. Trajner: M. Memelli
