Nuk e di se në çfarë kushtesh i ka bërë ato deklarata/Edi Paloka: Më surprizoi urimi i Agron Dukës për fitoren e PS! E kam mik, por…

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka ka thënë disi i zhgënjyer se është surprizuar nga urimi që bëri pak ditë më parë kreu i PAA-së, Agron Duka për fitoren e PS dhe Edi Ramës në zgjedhje.

Paloka tha në Abcnews se Dukën e ka mik dhe si pakuptueshëm, “nuk e di se në çfarë kushtesh i ka bërë ato deklarata”. Siç tha vetë Paloka në intervistë, kreu i PAA paska qenë ndër të paktët që kanë kërkuar të bëhej denoncim lidhur me këto zgjedhje të manipuluara.

“Agron Dukën e kam mik dhe nuk e di se në çfarë kushtesh i ka bërë, nuk kuptova dhe më surprizoi urimi për PS-në pasi ka qenë ai ndër të vetmit kandidat që ka këmbëngulur për denoncimin”.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.