“Tironsit” hapin peticion për Ori Nebijaj: “E duam në Parlament, në vend të Vangjel Dules!”

Një peticion është hapur online për përfaqësimin e Ori Nebiajt në Parlament. Në këtë faqe kërkohen 500 firma dhe deri më tani janë grumbulluar 492 firma.

Shkrimi në peticion: Shqiptarët meritojnë të përfaqësohen prej personaliteve me integritet dhe që përcjellin zërin e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme.


Padrejtësia e përfshirjes në parlament të antishqiptarit Dule, duke lënë jashtë gocën e Tiranës dhe Shqipërisë është në dëmin tonë. 

Për këtë arsye Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha duhet me patjetër të marr masat e nevojshme në bashkëpunim me Presidentin e Shqipërisë Ilir Meta. 

Nëqoftëse nuk do arrihet të ndalet dekretimi i vangjel dules, atëherë ky peticion do i drejtohet Kuvendit të ardhshëm të Shqipërisë deri në një referendum mbarëkombëtar për të mirën e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.