Grida Duma lëshon “BOMBËN”: “Gjatë fushatës disa banda u vetëofruan për të na sjelle pushtetin”Basha më tha…

Deputetja e ardhshme e Kuvendit të Shqipërisë, Grida Duma tregoi sot në “Open” se asaj gjatë fushatës elektorale disa banda i ofruan ndihmë financiare dhe në burime njerëzore, për të dalë fituse nga zgjedhjet e 25 prillit. Duma tha se ia tregoi këtë histori Lulzim Bashës dhe ai i tha se “nuk duhet t’i pranojmë në asnjë mënyrë”.


Sipas Dumës, këto banda kaluan në krahun tjetër dhe me para, me forcë dhe kërcënime i dhanë vota PS-së.

Grida Duma: Mua më erdhën disa banda gjatë fushatës, nga më të ndryshmet që ne i njohim, u vetëofruan të na sjellin psuhtetin me mënyrat e tyre duke shkuar te zonat e thella te fshati duke i kërcënuar banorët. Më thanë t’ju financojmë, por duam poste në Bashkitë gjatë zgjedhjeve lokale dhe… (Duma përmend një post tjetër, por nuk kuptohet kur e shqipton). Unë shkova në zyrë dhe bëra një bisedë 3 minutëshe me Lulzim Bashën. I thashë këta persona më kanë ofruar këtë gjë, çfarë qendrimi do mbani ju. Dhe unë e vlerësoj shumë gjestin e atij njeriu, që vetëm me një qasje dore më tha jo. Jo absolutisht.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.