Pas një muaji betejë me Covid-19, gjendja shëndetësore e aktori Guljelm Radoja është rënduar dhe është dërguar në intubim te “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.
Pasojat që i ka lënë COVID-19 kanë rënduar gjendjen shëndetësore të artistit i cili prej më shumë se një muaj ka qenë i shtruar në spitalin e Durrësit.

Artisti Guljelm Radoja (1945, Shkodër) ka luajtur në të gjitha skenat teatrore në vend. Në kinematografi është anga zhuar në shumë rreth 30 role, ku ndër më të rëndësishmit është ai i Petro Nini Luarasit te filmi “Kush vdes në këmbë” apo edhe te , “Gjurma”, “Mësonjëtorja”, “Kthimi i ushtrisë së vdekur”, “Kolonel Bunker” etj.
