Peleshi për “Defender Europe 21”:”Kjo stërvitje është një mesazh i qartë për popujt e ballkanit, e ardhmja është integrimi i plotë në strukturat euroatlantike”

Ministri i Mbrojtjës, Niko Peleshi ka mbajtur fjalën e tij me nisjen e stërvitjes më të madhe ushtarake e 30 viteve të fundit në vendin tonë, Defender 21.Peleshi tha se dashuria e shiptarëve për SHBA është e palëkundur, teksa tha se kjo stërvitje është një mesazh i qartë për popujt e Ballkanit, pasi e ardhmja është integrimi i plotë në strukturat euroatlantike dhe se kjo stërvitje shërben gjithashtu edhe si një konfirmim që Forcat e Armatosura Shqiptare janë në lartësinë e duhur me aleatët.

“Vullneti ynë për të qëndruar në krahun tuaj, në cdo rrethanë dhe sfidë, është i palëkundur. Forcat e Armatosura si pjesë integrale e kësaj stërvitje, kanë një mundësi për të treguar se janë në lartësinë e duhur. Dashuria e shqiptarëve për SHBA është e pakushtëzuar.

Vajzat dhe djemtë tanë me uniformë, janë krenaria e kombit tonë. Gjatë stërvitje do të bëhet testimi dhe koordinimi i përdorimit të aeroporteve, porteve.

Nuk kam as më të voglin dyshim se puna kolosale do të shpërblehet dhe Shqipëria do të dalë faqebardhë. Kjo stërvitje është një mesazh i qartë për popujt e ballkanit, e ardhmja është integrimi i plotë në struklturat euroatlantike,” tha Peleshi ndër të tjera.

https://fb.watch/5gN2d0Gcb8/

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.