“Do shkojmë deri në Strasburg”/Grida Duma: “Nëse zgjedhjet s’do ishin vjedhur, ne merrnim 75 mandate”

Kandidatja fituese nga radhët e PD, në zgjedhjet e 25 prillit, Grida Duma, tha se rezultati i zgjedhjeve parlamentare mund të shkojë deri në Gjykatën e Strasburgut. E ftuar në emisionin “Kjo javë” të gazetares Nisida Tufa, në News24, Duma u shpreh se nëse zgjedhjet e 25 prillit nuk do të ishin vjedhur nga mazhoranca, Partia Demokratike do të kishte fituar 75 mandate.

Ajo tha se vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme pasi PD nuk mendon të falë asgjë, askujt.


“Gjëja e parë është riintepretimi i votës së pavlefshme. prezantimi i fletës së votimit dhe mënyra e votimit ka qenë kaq e shpejtë dhe kaq djallëzore, sa dy javë më parë ëndërruam emrin në numër. Ajo që më ka ndodhur mua është me qindra fletë 8/9, pra te numri im dhe te numri i PD. Ajo u bë si një listë bastesh, ndaj kishte paqartësi. U ndryshuan rregullat e lojës shumë shpejt. Ne do e çojmë në Kushtetuese dhe Gjykatën e Strasburgut. Ne duam që Shqipëria të bëhet me institucione. Ne duhet t’i japim shansin SPAK, që e konsideroj të pengmarrë nga politika. Por nëse ne nuk i ndjekim të gjitha hapat, për të shkuar deri në Strasburg, nuk do të jemi seriozë”, tha Duma.

Pyetje: Mund të shkohet në zgjedhje të parakohshme?

Duma: Pse jo. Mendoni se ne duhet t’i falim ndokujt ndonjë gjë? Askujt, zero! Kur e keqja përsëritet, ne duhet ta ndalojmë. Patjetër që duhet të ndjekim çdo hap.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.