Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision, këngëtarja Korçare Anxhela Peristeri do të përfaqësojë ketë muaj Shqipërinë në “Eurovision 2021”.Kujtojmë qe nata e parë gjysmëfinale e këtij festivali mbahet më 18 maj, e dyta më 20, kurse finalja e madhe organizohet më 22 maj.
Intervista e Anxhela Peristerit për “EPT1” në Greqi bëri bujë të madhe në media pasi aty ajo u shpreh se rrënjët e saj janë greke, prandaj mban mbiemrin Peristeri.E ftuar mbrëmjen e djeshme në “Zonë e Lirë” Anxhela e ka sqaruar të gjithë ngjarjen duke thënë se fakti që paraardhësit e saj kanë qënë grekë nuk e bën atë që të mos jetë shqiptare.
“Mesazhet e dashura nga njerëzit janë më shumë se sa mesazhet e ‘patriotëve’. Stërgjyshi im ka pasur origjinë greke. Ne nuk zgjedhim origjinën, por mund të zgjedhim atdheun dhe vendin ku jetojmë. Unë e kam deklaruar dhe në Greqi kur shkoja që jam shqiptare, kam lindur dhe jam rritur në Shqipëri dhe kam punuar 7 vjet në Greqi. Edhe kur kam punuar në Greqi, nuk e kam mohuar asnjëherë se jam shqiptare”, tha Anxhela.
https://twitter.com/korcab/status/1390975770433105927?s=21
