Rama bën publik urimin special të JUVENTUS për mandatin e 3-të: Kryeministri “Interistat të rrinë mirë, merrni shembull nga unë”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar dhuratën që ka marrë nga Juventus për mandatin e tretë.Sipas tij bardhezinjtë e kanë uruar me një fanellë që mban pas numrin tre, numër ky edhe i mandatit të tretë fituar në zgjedhjet e 25 prillit…duke berë analogji Juventus fitoi 9 kampionate pa ndërprerje…

Me emrin “Edi” mbi të, kryeministri nuk ka harruar të ironizojë edhe kundërshtarët që të kenë respekt për humbësit, teksa ka përmendur edhe kampionët e Inter.

“Ja edhe urimi nga Juvja për mandatin e Tretë. Ju interistat silluni mirë se jeni kampionë tani, merrni shembull nga unë, kini respekt për të mundurit”, shkruan kryeministri.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.