11,700 doza të tjera Pfizer mbërrijnë në Shqipëri, Rama: “Objektivi 1 milion vaksinime”

Kanë mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” mbrëmjen e së hënës 11,700 doza të tjera të vaksinës së prodhuar nga Pfizer. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Rama me anë të një postimi në Facebook.


Sipas tij, deri më tani në vendin tonë kanë mbërritur më shumë se 760 mijë vaksina ndërsa synimi i qeverisë është të kryen 1 milionë vaksinime.

“11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Shqipëri. Çdo javë do të vijnë vaksina AntiCovid, sipas kalendarit të lëvrimit të kontratave që kemi siguruar. Më shumë se 760 mijë vaksina kanë mbërritur deri tani, teksa vijojmë pa u ndalur drejt objektivit tonë për të kryer 1 MILION vaksinime”, shkruan Rama.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.