Portieri i Skënderbeut, Bekim Rexhepi: “Skënderbeu nuk bie dhe kjo nuk duhet diskutuar më, mëkat që ky ekip të jetë në këtë pozicion”

Portieri i Skënderbeut, Bekim Rexhepi, bëri një paraqitje të shkëlqyer kundër Partizanit, ku kreu disa pritje të jashtëzakonshme dhe ndihmoi skuadrën e tij të mbante në lojë. Për “Panorama Sport” pas ndeshjes, gardiani i “ujqërve të dëborës” zbuloi disa të pathëna.


“Një mbrëmje që do ta kujtojmë gjatë, pasi kemi bërë një ndeshje të jashtëzakonshme dhe ky ishte rezultati më i drejtë. Mendoj se nuk kemi gabuar askund, madje kemi qenë shumë mirë të vendosur. Jemi të lumtur dhe kemi festuar shumë në fund të ndeshjes për këtë barazim që na mban brenda pritshmërive për mbijetesën.

Është mëkat që ky ekip të jetë në këtë pozicion. Skënderbeu nuk bie dhe kjo nuk duhet diskutuar më. Na takon neve ta bëjmë realitet një gjë të tillë dhe jam i bindur se do të ndodhë. Të tregoj të drejtën, me Asanin njihemi gjatë dhe jemi stërvitur bashkë. Kemi qenë edhe te Vardari të dy për një periudhë.

Bekim Rexhepi (Skënderbeu)

E dija se ku i ka goditjet nga afër dhe e provokoja, që asnjëherë do të shënonte gol në portën time. Me sa di unë, qofsha i gabuar, Asani në Korçë ende nuk ka shënuar gol”, deklaroi portieri Rexhepi për panoramasport

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.