Marjus Dema është vetëdorëzuar në policia pas vrasjes së shoku të tij, Mehmet Qema mbrëmjen e djeshme në lagjen “5 Maji” në Tiranë.Dema qëlloi Qemën me një plumb në gjoks për motive ende të paqarta. 27-vjeçari u transportua në spital i plagosur, por nuk mundi të mbijetonte.Vetëdorëzimi është bërë pas negociatave të familjarëve mes policisë dhe autorit.
https://twitter.com/korcab/status/1392040921773101058?s=21
Nga informacionet e para mësohet se të rinjtë pasi kishin konsumuar lëndë narkotike dhe alkool, Autori, 28-vjeçari Marjus Dema, ka marrë armën dhe ia ka drejtuar viktimës, i cili ndodhej në lokal bashkë me pesë shokë të tjerë.
Mësohet se personat që shihen në pamje janë të gjithë shokë me njëri-tjetrin dhe banojnë në të njëjtën lagje.
Bëhet e ditur se një prej personave të shpallur në kërkim për moskallëzim krimi është edhe i dashuri i Babe G, Blerim Hoti, njëkohësisht edhe mik i ngushtë i reperit Stresi.Aktualisht policia ka shpallur në kërkim autorin e krimit Marjus Demën si dhe 5 persona të tjerë Erlind Pepa, Blerim Hoti, Braild Aga, Frenkli Myftari dhe Xhuljano Koçi, këta persona akuzohen për “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Korca Blog publikoi në janar të këtij viti një video të hedhur më herët në Instagram pikërisht nga Frenkli Myftari, i cili me sa duket ka patur rol drejtues në një prej togave të ushtrisë greke në një repart. Në video, Myftari përshëndet shokët e tij “në lagjen 5 Maji”, një pjesë e të cilëve ishin ulur mbrëmë në tavolinën ku u vra Mehmet Qema, i njohur si “Tallman” në rrjetet sociale, të cilin Frenkli Myftari e përmend në video.

