Grumbullimet për Bajram, Brataj: “S’janë të mira, po çfarë t’u thuash kur vetë politika dha shembullin e gabuar me tubime elektorale”

Sot në mbyllje të muajit të Ramazanit dhe për të festuar Fitër Bajramin, mijëra besimtarë myslimanë që në orët e para të mëngjesit bënë faljen e Namazit në sheshin “Skënderbej”.Për kreun e urgjencës Kombëtare, Skëndet Brataj këto grumbullime janë me rrezik dhe se nuk duhet të bëheshin, por shtoi se nuk kanë se çfarë të komentojnë veprimin e besimtarëve, ku vetë politika dha shembullin e gabuar me tubime elektorale gjatë fushatës zgjedhore.


Distanca e tyre thuajse ishte e pamundur dhe e paarritshme, diçka që nuk mendohej në këtë ditë ditë shënuar për ta.

“Grumbullimet nuk janë të mira, po çfarë t’u thuash besimtarëve ku politika bëri gjithë ato tubime. Për ne këto janë të gabuara dhe nuk janë të pranueshme, por këshillat tona janë këto, se sa zbatohet pastaj duhet ta thonë institucionet përkatëse që ndjekin këto raste. Sa ndikuan këto grumbullime sot do të shihen pas dy javësh”, tha Brataj në Repolitix.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.