Dy shtetas shqiptarë në Greqi i kanë dhënë fund jetës, në një hark kohor me një diferencë prej 10 minutash raportojne mediat Greke te cilat thone se ngjarjet tragjike kanë ndodhur në qytete të ndryshme, përkatësisht në Heraklion dhe Tympaki.
Rasti i parë është raportuar rreth orës 13:00, ku një 43-vjeçar i dha fund jetës duke u vetëvarur me litar.
Ai u gjet nga nëna e tij, ndërsa bëhet fjalë për një artist të muzikës tradicionale. Mësohet se shqiptari ishte varur në bodrumin e një shtëpie në zonën e Giofyro. Ndërkohë, rasti i dytë u shënua në Tympaki, ndërsa bëhet fjalë për një 63-vjeçar. Ky i fundit kishte telefonuar gruan e tij dhe i kishte thënë; ‘kujdes fëmijët’.
Bashkëshortja e tij, e alarmuar nga telefonata kishte kërkuar ndihmën e fqinjëve, të cilët gjetën shqiptarin të varur.
Deri më tani ende nuk dihen arsyet e vetëvrasjes për të dy shtetasit shqiptarë, ndërkohë që policia po heton për rastet në fjalë.
