Shoferja humb kontrollin, përplaset me stacionin e autobusit, makina përfundon brenda lokalit. Plagosen dy këmbësore (VIDEO)

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të shkollës “Vasil shanto” në Tiranë.Mësohet se një makinë me drejtuese shtetasen F. Z., 47 vjeçe, ka dalë nga rruga dhe si fillim është përplasur me një stacion autobusi, e më pas automjeti ka përfunduar në ambientet e një lokali. Si pasojë e këtij aksidenti 2 gra janë plagosur nga ‘fluturimi’ i makinës jashtë rrugës.

Një video e publikuar nga JOQ tregon momente shokuese menjëherë pas ngjarjes së rëndë, ku një vajzë dëgjohet duke bërtitur teksa në duar mban një nga të aksidentuarat.Ulërimat e vajzës janë tepër rrënqethëse për kalimtarët aty pranë të cilët mundohen t’i vijnë në ndihmë.


Ngjarja ka ndodhur te ura, pranë rrugës “Vasil Shanto”, në Tiranë, rreth orës 20:55.Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.05.2021, rreth orës 20:55, në Vasil Shanto, mjeti me drejtuese shtetasen F. Z., 47 vjeçe, ka dalë nga rruga duke përfunduar në një stacion autobuzi. Si pasojë ka aksidentuar dy këmbësore të cilat u dërguan në spital, për të marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.