Gjithmonë bashkimi i shqiptarëve ka treguar se mund të bëjnë gjëra shumë të mëdha. Mbrëmjen e sotme ajo që ka nevojë për mbështetjen e patriotëve të saj është Anxhela Peristeri e cila pritet të ngjitet në skenën e “Eurovision” me këngën “Karma” .
Ndersa kjo eshte pershendetja speciale per Anxhela Peristerin nga Korça per nje perfaqesim sa me dinjitoz te Shqiperise.
Peristeri ka shkëlqyer gjatë provave disa ditë më parë dhe nuk kemi asnjë dyshim që ajo do të “ndez” skenën me performancë dhe zërin e saj.
Që Anxhela të kalojë në finale më poshtë gjeni mënyrën se si çdo shtet mund të votojë me numrin përkatës.
Për Anxhelën mund të votojnë vetëm shqiptarët jashtë vendit dhe në foton e shpërndarë nga vetë këngëtarja shqiptarët do të votojnë me sms duke dërguar tekstin 11 në numrin e telefonit sipas shtetit ku jetojnë.










