Opozita humbi në zgjedhje/ Zëdhënësja e PD rikthehet në Zvicer pranë familjes dhe biznesit të saj

Ndonëse tha që ishte kthyer në Shqipëri bashkë me fëmijët e saj të vegjël, sipas të gjitha gjasave me mbarimin e zgjedhjeve, Floriana Garo i është rikthyer jetës së mëparshme në Zvicër.

Jo më larg se dje ish-missi ka publikuar një foto me një prej partnereve të saj në biznes duke na lënë të kuptuar se tanimë punët janë zhvendosur atje ku ishte. Ndonëse gjatë fushatës ajo u shfaq tejet aktive në rrjetet sociale, me kthimin në Zvicër ka vendosur të mos publikojë me dhe aq shumë momente.

Ajo që vihet re është se Floriana ka fshirë dhe emërtimin e mëparshëm si zëdhënëse e fushatës së PD-së në bion e saj të Instagramit, duke vendosur informacionet e hershme si prezantuese dhe linkun e biznesit të saj.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.