Cilat janë fantazitë apo projektet e të tjerëve unë nuk i di /Berisha i prerë: “Bashkëqeverisja nuk i shërben vendit ,do ishte fatalitet per Shqiperinë

Në konferencën e jashtëzakonshme që po mban në lidhje me shpalljen non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ish-kryeministri Sali Berisha foli edhe për zëra për bashkëqeverisjes midis PD dhe PS, duke e cilësuar si një fatalitet për vendin.

“Se cilat janë fantazitë apo projektet e të tjerëve unë nuk e di. Shprehja këtë konsideratë dhe ju informova. Për sa i përket bashkëqeverisjes do të ishte fatalitet dhe jam i bindur që nuk shërben. Shqipërisë i duhen zgjedhje të lira dhe jo bashkëqeverisje,” tha Berisha.


Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.