Dy shqiptarë rivalë në Naten finale te“Eurovizion”/ Anxhela Peristeri dhe Gjon’s Tears shfaqen të përqafuar në prapaskenë

Anxhela Peristeri do të ngjitet e dyta në finalen e e “Eurovizion 2021” që do të mbahet mbrëmjen e sotme në Holandë, me këngën “Karma”.

Një tjetër shqiptar është në finale, Gjon’s Tears me këngën “Tout l’Univers”.

Gjon Muharremaj është shqiptari nga Kosova, i cili njihet me emrin e artit Gjon’s Tears.

Edhe pse rivalë në skenën e madhe të këngës evropiane, në prapaskenat e gjysmëfinales Anxhela dhe Gjon janë parë duke u përqafuar me njëri-tjetrin duke treguar mbështeteje.

Anxhela Peristeri & Gjon’s Tears

Nuk dihet se cili do të jetë fituesi mbrëmjen e sotme në “Eurovizion”, ndërsa vetëm disa orë na presin për fillimin e shfaqjes.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.