Vjaza e cila tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ka reaguar vetë në rrjetin e saj social, në Instagram . Përmes një videoje të gjatë ajo shprehet se nuk ka bërë asnjë turp, pavarësisht gjykimeve të shumta që ka marrë. Ajo ka theksuar se nuk ishte pjesë e protestës, por thjesht donte të jepte një mesazh. Përsa i përket nuditetit, vajza thotë se të zhvishesh nuk është turp, dhe ky ka qenë mesazhi që ajo ka kërkuar të japë me veprimin që ka bërë.
Sot jemi të gjithë përgjegjës për çdo përdhunim që ndodh, për çdo ngacmim që ndodh. Ne nuk i kemi edukuar fëmijët tanë. Boll u përpoqëm të gjejmë fajtorin aty ku nuk është. Ne e kemi fajin për gabimet e meshkujve, e fëmijëve tanë. Ne e kemi fajin”, thotë ndër të tjera vajza.

