Sot do të luhet dhe java e fundit e Kategorisë Superiore për sezonin futbollistik 2020/2021.Me fillim nga ora 17:00 do të zhvillohen 5 takime, ku vëmendjen më të madhe do ta marrin 3 sfidat vendimtare për titullin kampion.

Në stadiumin “Niko Dovana”, teuta do të synojë 3 pikëshin për të siguruar matematikisht titullin. Në stadiumin “Loro Boriçi” ku do të luhet supersfida Vllaznia-Laçi dhe në stadiumin “Adush Muça” ku Partizani do të kërkojë fitoren ndaj Bylisit e cila kërkon triumfin për t’i shpëtuar rënies së menjëhershme.
Dy sfidat e tjera janë, Tirana-Skënderbeu e cila do të zhvillohet në stadiumin “Selman Stërmasi” ku Ujqerit me teper do te jene me mendje,nga finalja e kupes se Republikes ne dt 31 Maj,ndaj Vllaznise.Ne menyre qe te rruhet kondicioni fizik apo edhe te shmangen demtimet e mundshme per te qene te karikuar 100% per fitimin e trofeut prestigjoz.Në stadiumin “AIR Albania” Kukësi do të sfidojë Kastriotin i cili synon mbajtjen e zonës “Play Out” për të provuar me ndeshjen e ardhshme sigurimin e qëndrimit në elitë.
Ndeshjet e sotme:
17:00 Bylis – Partizani
17:00 KF Tirana – Skenderbeu
17:00 Kukesi – Kastrioti
17:00 Teuta – Apolonia Fier
17:00 Vllaznia – Laci
