Vihen në pranga 3 adoleshentë /Mbushin makinën me 19 refugjatë në Korçë: Do iu dërgojmë në BE!

Tre të rinj nga Tirana, 17, 18 dhe 19 vjeç janë arrestuar së fundmi nga policia. Ata janë kapur teksa transportonin 19 emigrantë drejt Tiranës. Të rinjtë u kishin premtuar emigrantëve të paligjshëm se do i dërgonin drejt vendeve të BE kundrejt një pagese prej 1200 EURO.

Njoftimi i Policise :


“Shërbimet e Policisë kanë kapur në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Memëlisht, Pogradec, mjetin tip “Nissan” me drejtues shtetasin M. Zh. dhe pasagjer shtetasin S. O., duke transportuar 19 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit 1200 euro për person, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Nga hetimet e kryera dyshohet se edhe shtetasi M. B. ishte bashkëpunëtor me dy shtetasit e lartpërmendur në këtë veprimtari të paligjshme, pasi kryente mbikëqyrjen e rrugës me mjetin tip “Range Rover”, të cilin e drejtonte pa leje drejtimi”, thotë policia.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.