Anëtarët e KAS kanë vendosur të rrëzojnë kërkesën ankimore të Partisë Demkratike dhe kandidatit të Pavarur, Boiken Abazit për pavlefshmëri zgjedhore në qarkun Tiranë.
Zgjedhjet në Tiranë nuk përsëriten”, ishte vendimi i KAS që u dha me shumicë votash, 3 pro dhe dy kundër.
Nga ana tjetër, vijon mbledhja për kërkesën e PD për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në qarkun e Elbasanit.

