Plagosja e Regi Kaçorrit në Tiranë/Në vendngjarje drejtori i Policisë: “E dimë kush është autori…”

Detaje të reja bëhen me dije lidhur me ngjarjen e sotme afër “Rrugës së Kosovarëve” te Kompleksi Olimpik në Tiranë. Si pasojë e një konflikti të çastit ka mbetur i plagosur 19-vjeçari Reginaldo Kaçorri. Ai është dërguar në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtim mjekësor. Ndërkohë policia është vënë në ndjekje të autorit të dyshuar të ngjarjes, duke ngritur pika kontrolli në kryeqytet, si dhe në akset që lidhin Tiranën me Elbasanin.


Në vendngjarje ndodhet edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi. Ai ka folur për mediat duke thënë se e kanë identifikuar autorin dhe janë vënë në kërkim të tij. Ai ka sqaruar se ata nuk janë miq me njëri-tjetrin dhe se kanë qenë ulur në tavolina të ndryshme në lokalin ku po rrinin.I plagosuri ndodhet në spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën, për motive të dobëta ka ndodhur por tani jemi në dokumentimin dhe sqarimin e kësaj ngjarje. Ata kanë qenë në tavolina të veçanta, nuk nuk kanë qenë miq me njëri-tjetrin. Kemi emrin e autorit dhe po punojmë për kapjen e tij”, tha Jaupaj.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 15:45, në rrugën “Liman Kaba”, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta është plagosur dyshohet me armë zjarri shtetasi R. K., 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.


Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit me dy shtetas ende të paidentifikuar nga ana e Policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.