Misteri/ Prezantuesja e njohur ndërroi jetë pak ditë pasi bëri vaksinën AstraZeneca (FOTO)

Një prezantuese e BBC-së ka humbur jetën ne moshen 44 vjeçare,disa ditë pasi kishte marrë dozën e saj të parë të vaksinës së AstraZenecës. Sipas familjarëve të saj, Lisa Shaw, e cila punonte për BBC Newcastle, zhvilloi dhimbje koke ‘të forta’ një javë pasi kishte marrë vaksinën dhe u sëmur rëndë disa ditë më vonë.

“Ajo u trajtua nga ekipi i kujdesit intensiv të RVI për mpiksjen e gjakut dhe gjakderdhjen në kokë.

Tragjikisht ajo ndërroi jetë, e rrethuar nga familja e saj, të premten pasdite. Ne jemi shkatërruar dhe Lisa ka krijuar një boshllëk në jetën tonë që nuk mund të mbushet kurrë. Ne do ta duam dhe do të na mungojë gjithmonë”- thanë familjarët në një deklaratë.

Një certifikatë e përkohshme e vdekjes e përmend vaksinën si një nga faktorët e mundshëm që po merren parasysh për vdekjen e prezantueses. Megjithatë vlerësimi përfundimtar do të dalë më vonë.

Më shumë se 330 raste të një çrregullimi të rrallë të mpiksjes janë vërejtur midis 24.2 milionë personave që kanë marrë vaksinën e AstraZenecës. Ose thënë ndryshe rreth një në çdo 75 mijë njerëz. Deri më tani Pesëdhjetë e tetë pacientë kanë vdekur. Lisa Shaw u bashkua me “BBC Radio Newcastle” në vitin 2016 si prezantuese e përditshme.

Zëri i saj ishte i njohur në veri-lindje të Anglisë, ku ajo gjithashtu kishte pasur një karrierë të suksesshme në radio komerciale. BBC e përshkroi atë si një “prezantuese të shkëlqyer” e cila ishte “e dashur nga audienca jonë”.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.