Presidenti I Republikës Ilir Meta ka vlerësuar një grup mjekësh të sportit shqiptar, mes tyre edhe korçarin Isuf Saliçe.
Postimi i Plotë:
Me anë të një ceremonie solemne, pata sot nderin të vlerësoj një buqetë mjekësh të dalluar të sportit shqiptar, doktorët Minella Kapo, Koli Gaqi, Profit Canaj, Zyhdi Çoba, Lluka Heqimi dhe Isuf Saliçe, me kontribute të çmuara në dobi të rritjes dhe përmirësimit të shëndetit të sportistëve cilësorë dhe zhvillimit të aftësive të tyre fizike.
Angazhimi i tyre jetësor dhe profesionalizimi i dëshmuar ka ndikuar jo vetëm në të gjitha rezultatet e larta të sportit shqiptar, por ka qenë gjithmonë një nxitje për të rinjtë dhe të rejat për t’u mos u larguar nga sporti, si mjeti më i mirë për mbrojtjen e shëndetit dhe distancimit nga veset.
Të mbështesim dhe të investojmë më shumë në mjekësinë sportive, për të arritur rezultate të larta dhe cilësore në të gjitha disiplinat. 🇦🇱

