Shqipëria e përfaqësuar nga këngëtarja Anxhela Peristeri qe u rendit e 21-ta në Eurovizion duke grumbulluar 57 pikë. Gjatë qëndrimit në Holandë, Anxhela Peristeri ka përshëndetur ndjekësit me simbolin tonë kombëtar, shqiponjën me dy krerë. Ky veprim u cilësua si provokim në mediat serbe të cilat reaguan duke shkruar një artikull dhe e konsideruan “skandal në Eurovizion”.

Po si i kishte Anxhela marrëdhëniet me 3 vajzat e grupit “Hurricane” që përfaqësuan Serbinë në Eurovizion?
E ftuar mbrëmjen e kësaj të shtune në emisionin Soiree me Jonida Shehun në ABC, Anxhela ka treguar se mes tyre nuk ka patur aspak kontradita, madje e kanë komplimentuar njëra-tjetrën nga afër.

Anxhela Peristeri :“Këngëtaret e Serbisë, gjatë gjithë kohës më thoshnin që je e mrekullushme, kënga jote është shumë e bukur. Nuk është se patëm kontradita me njëra-tjetrën. Madje e kanë kënduar edhe këngën time në shqip”, është shprehur artistja.
“Veshja Ishte dizenjuar enkas për këtë performancë dhe për mua është një ndër veshjet më të bukura që kam veshur dhe nuk e kam thënë vetëm unë. Tani kush e ka mendimin e kundërt, pyll pa derra nuk ka, kështu që nuk kemi çfarë t’ju bëjmë.Krahasojnë ua si Beyonce, si Jennifer Lopez. Beyonce është yll ndërkombëtar. Sigurisht që më bëhet qejfi të më krahasojnë me Beyonce në veshje, se sigurisht që në karakter dhe këngë nuk ngjajmë”, është shprehur Anxhela Peristeri.
https://youtube.com/shorts/_23PKOaO-XM?feature=share
