Soreca: Shqipëria është e mrekullueshme, do financojmë 40 milionë euro për turizmin

Ambasadori i BE në Shqipëri sot nga Saranda njoftoi se BE do të financojë 40 milionë euro për turizmin vendas. Duke përmendur bukuritë natyrore të vendit tonë, Soreca e cilësoi veten si ambasadori i turizmit në Shqipëri.Diplomati i BE që prej marrjes së detyrës ka prezantuar vendin tonë veçanërisht përmes rrjeteve sociale.

Ai poston herë pas here jo vetëm zonat e mrekullueshme të cilat ai viziton, por edhe kulturën dhe traditën shqiptare.

Sot nga Saranda, Soreca tha:

“Nëse shikoni rrjetin tim social e keni parë që jam bërë një ambasador i turizmit në Shqipëri për bukurinë që ofron Shqipëria që miqtë e mi të vijnë këtu. Turistët europianë janë të interesuar për Shqipërinë sepse potenciali i Shqipërisë është i mrekullueshëm dhe i madh. Potenciali i Shqipërisë është i mrekullueshëm dhe shumë i madh.

Ajo që iu duhet është bashkërendimi dhe koordinimi i të gjithë aktorëve që turizmi të jetë një aset një pasuri afatgjatë dhe të zgjasë. BE po ndihmon ne do japim 40 milion euro për turizmin së bashku me BERZH. Kushti i parë është që turizmi të jetë i gjelbër”, tha ambasadori Soreca.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.