Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e djeshme Shkodrën ku një i ri ngeli i vrarë nga fqinji i tij. Emiljano Ndou është 25- vjeçari që u qëllua për vdekje mbrëmjen e djeshme në Shkodër. Ai u qëllua për vdekje me breshëri plumbash kallashnikovi nga 47 vjeçari Mark Kodra, teksa kalonte në rrugën e lagjes, përballë shtëpisë së autorit.
Pikërisht, me motor ka qenë Emiljano Ndou kur po kalonte në rrugën e lagjes, por breshëria e plumbave i preu në mes rrugën dhe jetën.
47 vjeçari ka thënë në Polici se i riu “ia kishten sjell në majë të hundës” pasi i kishte ngacmuar vajzat. Emiljano Ndou lëvizte me një motor sportiv në zonë dhe fqinji pretendonte se duke i dhënë gaz motorit në rrugën para shtëpisë së tij, ai i ngacmonte vajzat.


