Me lehtësimin e masave nga 1 qershori që, përpos të tjerave, rikthen shërbimin urban me kapacitet të plotë, Bashkia e Tiranës do të riorganizojë shërbimin e transportit publik, që nga itinerari, frekuencat e lëvizjes, kushtet e shërbimit e të tjera.

Në relacionin e Këshillit Bashkiak bëhet e ditur se për të riorganizuar shërbimin e transportit publik, duhet të studiohen paraprakisht volumet e udhëtimit, për të cilën operatorët e transportit urban thonë se janë në nivelet minimale. Ndaj, ka vendosur që për muajt qershor, korrik e gusht të heqë abonenë e përgjithshme.
Me një abone 1600-lekëshe, çdo qytetar mund të udhëtonte në të gjitha linjat urbane të kryeqytetit.Tashmë, për të marrë shërbim në dy linja të ndryshme nevojiten dy të tilla, në vlerat e 1200 lekëve, ose 40 lekë për çdo udhëtim me urbanë. Një vendim i tillë pen alizon veçanërisht ata që shkojnë çdo ditë për në punë.Qytetarët nuk janë njohur ende me vendimin që pritet të marrë “OK” të hënën në Këshillin Bashkiak, në datën 31 maj, për t’u implementuar të nesërmen.
