Pritje entuziate për Yuri Kim në Voskopojë: “Nuk kam qënë kurrë në një vend që ti duan kaq shumë Amerikanët (VIDEO)”

Me lule në duar, ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim duket tejet entuziaste teksa i përshëndet turistët në Voskopojë.

Ambasadorja Yuri Kim është surprizuar në vizitën e saj në Voskopojë, pasi ka takuar qytetarë të tjerë amerikanë që kishin ardhur në Shqipëri nga qytete të ndryshme si Teksas, Uashington dhe Kalifornia.Ajo i ka përshëndetur e entuziasmuar, teksa shprehet se shpreson që shumë qytetarë të tjerë amerikanë të vijnë dhe të zbulojnë bukuritë e Shqipërisë dhe historinë e saj unike.


Kujtojmë që ditën e djeshme Ambasadorja Amerikane është parë ne qytetin e Korçës,duke e vizituar atë.

Postimi:

Një surprizë e mrekullueshme për tu ndeshur me turistë në #Voskopojë ! Ata vinin nga shumë shtete të ndryshme (Teksasi, Uashingtoni, Kalifornia, etj.). Ata kanë udhëtuar nëpër botë dhe dëshironin të përjetonin diçka të re dhe spektakolare, kështu që natyrisht ata zgjodhën. Shpresoj që më shumë amerikanë të zbulojnë bukurinë dhe historinë unike të #Shqipërisë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.