KF Skënderbeu – KF Vllaznia do diskutojnë sot në Air Albania finalen e Kupës së Shqipërisë. Në oren 19:00 dy skuadrat do jenë përballë njëra-tjetrës, me objektivin e qartë për trofeun. 50 milion lekë të vjetër akordon FSHF për fituesin, ndërkohë që në lojë është edhe sezoni, me dy skuadrat që duan një trofe.Me një leje të veçantë nga Ministria e Shëndetësisë, kjo sfidë do luhet me 1000 tifozë të pranishëm në impiantin e kryeqytetit.

Të dyja klubet dhe FSHF kishte kërkuar nga organizmat përkatëse që të lejonin tifozët, ndërsa një numër i reduktuar do të lejohet sot në stadium perkatesisht 500 vende ,per secilin klub.
Tashmë Skënderbeu dhe Vllaznia do duhet të mendojnë për tifozët, me lajmin që vjen pak orë para se lojtarët të shkelmojnë topin.
Kupa do të thotë pjesëmarrje në Europë, me Skënderbeun që nuk do marrë pjesë pasi është dënuar me 10 vite. Por me fitimin e trofeut, korçarët mund të shlyejnë edhe një vit tjetër nga dënimi, kur deri tani kanë shlyer 3 nga 10 vitet.Kjo është hera e dytë në historinë e këtij kompeticioni që këto dy ekipe përballen me njëra-tjetrën. Hera e parë ka qenë kur këto ekipe janë përballur me njëra-tjetrën në vitin 1965, ndeshje e fituar nga shkodranët, me rezultatin 1-0.
