Pushtoi’ Shqipërinë me video-t e saj në ‘Tik Tok’, ILD kërkesë për dorëheqjen e gjyqtares Enkeleda Kapedani

Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani ka kërkuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor pezullimin dhe shkarkimin nga detyra të magjistrates së Elbasanit, Enkeleda Kapedani.


Kërkesa është dorëzuar nga vetë kreu i ILD, këtë mbrëmje. Sipas ILD, veprimet e Kapedanit diskreditojnë rëndë figurën e gjyqtarit.Zoti Metani ka shfrytëzuar për herë të parë mekanizmin ligjor të pezullimit të një magjistrati, ndërsa ndodhet në hetim disiplinor.

Kërkesa për pezullimin dhe shkarkimin e Kapedanit vjen pas publikimit të një sërë videosh që gjyqtarja kishte publikuar në rrjetin social Tik-Tok si në zyrën e saj në Gjykatën e Elbasanit, ku ishte nënkryetare në detyrë, ashtu dhe në ambiente të tjera.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.