Publikohet tjetër video e kryegjyqtares Enkeleda Kapedani/ Ngre gishtin e mesit, bën sikur gjuan me pistoletë

Në një kohë kur ka nisur hetimi disiplinor ndaj kryegjyqtares së Elbasanit Enkeleda Kapedani, të tjera video kanë dalë në dritë.Në videot e publikuara së fundmi në rrjetin social TikTok shfaqet kryegjyqtarja duke bërë “paradë mode”.

Në disa video të tjera duket teksa drejton makinën dhe ekspozon veshjet e saj.

Gjyqtarja e re shihet teksa këndon e kërcen këngë “të fortësh” duke bërë shenjën e tërheqjes së këmzës së armës dhe në një moment ngre gishtin e mesit ,ndërsa kësaj here është treguar “korrekte” dhe e ka vendosur rripin e sigurimit.


https://twitter.com/korcablog/status/1399834216460849158?s=21

Një ditë më parë Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, urdhëroi nisjen e hetimit disiplinor ndaj kryetares së Gjykatës së Elbasanit.

Shkak sipas tij është bërë cenimi dhe diskreditimi i figurës së magjistratit me videot e publikuara në rrjetet sociale.

https://twitter.com/korcablog/status/1399847568369242114?s=21


https://twitter.com/korcablog/status/1399847938038317058?s=21

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.