Pëllumb Pipero: “Vera do jetë e qetë, duhet bërë kujdes gjatë stinës së vjeshtës”

“Jemi në fundin e pandemisë në Shqipëri po jo në botë, ndaj nuk duhet të jemi euforik”, është shprehur mjeku infeksionist Pëllumb Pipero, i cili gjatë një viti pandemie ka përcjellë nota optimiste.

Që nga e premtja nuk ka pasur pacientë me Covid që kanë kërkuar të shtrohen në shërbimin infektiv dhe numri i të shtruarve është i ulët.Raste që preken nga Covid do të ketë edhe gjatë verës, po kështu shtatori pritet të sjellë një valë tjetër të përhapjes së infeksionit, por numri i lartë i personave që e kanë kaluar Covid, si dhe numri i personave të vaksinuar do të frenojnë shtrimet në spitale dhe humbjet e jetëve.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.