Ndarja nga jeta e regjisorit të madh, Niko Peleshi: “Sot humbëm Piro Manin, padyshim do të zerë vendin e merituar në panteonin e korçarëve”

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar në lidhje me lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të të regjisorit të madh, Pirro Mani.Ai shkruan se sot humbëm një personalitet të shquar të historisë së teatrit shqiptar.Ndër të tjera shkruan se padyshim emri i tij, do të zerë vendin e merituar në panteonin e korçarëve.

“Sot humbëm Piro Manin, Nderin e Kombit, personalitetin e shquar të historisë së teatrit shqiptar. Regjisor i përmasave të mëdha me një kontribut të vyer në teatrin e Korçës dhe teatrin shqiptar. Padyshim do të zerë vendin e merituar në panteonin e korçarëve që kanë lënë gjurmë në historinë e Shqipërisë. I paharruar”, shkruan Niko Peleshi në postimin e tij.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.