Aktori dhe regjisori i njohur korçar Piro Mani është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare.Mjeshtri i madh, kishte nje imagjinate divine ne krijimtarine e tij artistike.Piro Mani ishte i kultivuar aq imtesisht, mjaft mbreselenes ne çdo interpretim ,erudit,elokuent, mendimtar, per te cilen sado mund te shkruash, ke lënë shume pa thënë…Ishte nder i madh ta kishin pjese te skenes duke nderuar Korçen dhe Shqiperine.Ai adhurohet si nje dive e vertete e interpretimi ne Kinematografine Shqiptare.Ai Ka fituar shumë çmime dhe është nderuar me titullin e lartë “Artist i popullit”. Prej disa vjetësh jetonte në Nju Jork, SHBA, së bashku me të shoqen, aktoren e mirënjohur Pavlina Mani dhe familjen.
Kush eshte Piro Mani

Pirro Mani lindi në 14 prill të vitit 1932 në Korçë. Ai është një nga personalitetet më të shquar në historinë e teatrit shqiptar. Regjisor dhe pedagog i shkëlqyer, për 25 vjet punoi në Teatrin Kombëtar. Studioi në Institutin Shtetëror të Artit Teatror, GITIS, në Moskë. Pas kthimit në atdhe u emërua regjisor i Teatrit “A. Z. Çajupi”, Korçë, të cilin e drejtoi me sukses për rreth tetë vjet. Që nga 1967 – 1992 ka qënë regjisor i Teatrit kombëtar, ku ka vënë me dhjetra pjesë teatrale. Në karrierën e tij artistike numëron mbi 80 shfaqje.
Është nderuar me shumë çmime. Është mjeshtër i regjisë e skenave masive, njohës i thellë i mizanskenës. Shfaqjet kulminante janë “Cuca e maleve”, “Fytyra e dytë”, “Arturo Ui”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Epoka para gjyqit”, “Nata e 12 -të”, “Prometeu”, i teti ne bronx etj.
Është angazhuar edhe në disa filma artistikë. Ka fituar shumë çmime dhe është nderuar me titullin e lartë “Artist i popullit”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.




