Shumë persona që kanë kaluar koronavirusin ankohen se u kanë mbetur pasoja nga sëmundja. Ka disa që u mungon nuhatja e të tjerëve shija. Vetë mjekja ORL Klodiana Zaharia pohon se nuk i është rikthyer plotësisht nuhatja, edhe pse ka eksperimentuar jo pak te vetja me kura medikamentoze për rikuperimin e nuhatjes.
Mirëpo doktoresha thotë për News24 se nuk janë vetëm këto problemet e post-covid, por edhe dëgjimi. Sipas ekspertes ORL, në disa raste prekja nga Covid-19 ka çuar deri në shurdhëri të plotë.
Ajo këshillon që të mos tentohet rikuperimi i menjëhershëm post Covid, pasi pasojat multiorganike dhe shqisore të lëna pas nga virusi kërkojnë kohë, ndërsa një pjesë e dëmtimeve mund të jenë edhe të parikuperueshme.
“Kemi akoma pacientë që kanë mbi 6 muaj që e kanë kaluar, nëse kanë pasur një tendencë të rënies së dëgjimit, tani vijnë me humbje totale të dëgjimit. Goditet nervi fundot i nuhatjes, shijes dhe dëgjimit”, thotë ajo.
