Aktori i njohur i skenës Mirush Kabashi ka treguar amanetin e fundit që regjisori i madh Pirro Mani ka lënë një muaj para se të ndërronte jetë.Ai kishte kërkuar nga Amerika, që në gërmadhat e Teatrit Kombëtar të vendosej një buqetë e madhe me lule.
Mirush Kabashi :“Edhe unë jam një nga ish-nxënësit e profesor Pirro Manit. Mendoj se në dy dekadat e fundit edhe një nga miqtë e tij. U trishtova shumë ndarjen nga jeta të profesorit tim. Megjithëse kam qenë prej një jave, nëpërmjet dy miqve. Kam komunikuar përditë. E dija që gjendja e tij ishte e rëndë. Herën e fundit ka qenë më datën 17 prill, tani. Më morën në telefon, Belizi bashkë me Nazon, më thanë jemi në Tiranë dhe do pimë një kafe.
Më thanë “ne sa po vijmë, nuk ka një gjysmë ore. Kemi shkuar dhe kemi vendosur një buqetë me porosit të Pirros, një buqetë të madhe me lule në gërmadhat e Teatrit Kombëtar.” Kjo ishte porosia e fundit, amaneti i fundit që Pirro la. U prehsh në paqe profesori im, miku i të gjithëve. Prozhektori më i fuqishëm i Teatrit, por jo vetëm në fushën e regjisurës, edhe në aktrim dhe mësimdhënien”, tha aktori Mirush Kabashi.
