Të hiqet fjala nënë”, Moderatorja Tafani i kthehet Xheni Karajt: “Unë jam grua dhe nënë, ti e degjeneron shoqërinë !

Tema e familjeve homoseksuale shkaktoi një debat të ashpër mes Blerta Tafani dhe Xheni Karaj. Mes tyre pati një bisedë me ofendime dhe tone të larta, sa i takon përdorimit të tërmave nënë dhe prind, por dhe qasjes ligjore dhe në bisedat e përditshme. Spikerja Blerta Tafaj theksoi se në ecurinë e familjes dhe të shoqërisë e sheh me spekticizëm martesën dhe familjen gay. Kjo nxiti dhe një kundërpërgjigje të ashpër nga ana e Xheni Karajt. Dy gratë sulmuan njëra-tjetrën me ofendime të rënda.


“Mendoj që fëmija do rritet me atë frymë duke pasur dy nëna ose dy baballarë, qoftë ato edhe të seksit të kundërt. Po flasim për fëmijë që janë të vegjël, fëmijë dhe do rriten me atë frymën e personave që do kujdesen dhe do ta rrisin. Dhe do jetë edhe ai si ata në të ardhmen”, tha psikologia Lekli.

Xheni Karaj u shpreh se është rritur në një familje heteroseksuale dhe nuk ndodhi që të ishte hetero. Moderatorja Tafani theksoi se në ecurinë e familjes dhe të shoqërisë e sheh me spekticizëm martesën dhe familjen gay.

“Unë personalisht jam shumë pro dhe e gatshme të mbështes komunitetin lgbt që të kenë një martese, por jam kundër që të kenë një familje sepse më duket sikur merr fund familja, merr fund shoqeria. Dy burra s’bëjnë fëmijë, merr fund jeta pikë”.

Pas deklaratës së moderatose nisi një debat mes saj dhe Xheni Karajt.


Tafani: Unë jam kundër që të ketë një familje.

Karaj: Mua me vjen keq se je grua.

Tafani: Sigurisht, jam grua dhe nënë.

Karaj: I vetmi pozicion që i jep gruas është riprodhues.

Tafani: Nuk funksionon jeta me dy baballarë. Merr fund jeta me një familje homoseksuale. Kjo është fyese kjo që thotë, lindni ju dhe për ne. Unë e heq mikrofonin, ti më fyen mua.

Karaj: Kjo është injorancë e madhe, të llahtarisesh. Kam rastisur në shumë debate po kështu..’

Tafani: Ju nuk bëni dot familje.

Karaj: Sigurisht që bëjme.

Tafani: Dy burra nuk lindin dot. Ti e degjeneron shoqërinë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.