Kthesë e papritur e motit, stuhi e breshër në Shqipëri

Stuhi shiu e breshëri në Tiranë. Moti ka marrë një kthesë të befasishme në kryeqytet. Dita e sotme kishte nuanca vere deri para pak minutash, me temperatura që shënonin 29 gradë celsius. Megjithatë stuhia goditi papritur. Java e fundit është karakterizuar nga luhatje të forta të motit edhe pse kjo e sotmja ishte tepër e shpejtë. Stuhi të ngjashme ka pasur gjithashtu në disa zona të tjera të vendit.


Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.