Aksident i rëndë në aksin Elbasan – Librazhd/Përmbyset kamioni me karburant, shoferi mbetet i bllokuar poshtë mjetit

Pasditen e sotme, një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Librazhd në afërsi të fshatit Xibrrakë, ku një kamion me karburant është përmbysur.Nga informacionet paraprake bëhet me dije se shoferi është bllokuar poshtë kamionit.

Burime bëjnë me dije se shoferi i mjetit gjendet në gjendje të mirë shëndetësor. Kamioni i përket një kompanie maqedonase dhe rezulton i mbushur me naftë, çka mund të kishte sjellë dhe një tragjedi nëse aksidenti do të kishte marrë përmasa më të mëdha.Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.