U gjet i mbytur në rezervuarin e Gjançit në Korçë, identifikohet 25 vjeçari (EMRI)

Fridman Xhaferri, banues ne fshatin Plug te Lushnjes, është personi që u gjet i mbytur në rezervuarin e Gjançit ne Korçë këtë të diel.Burimet bëjnë me dije se personi në fjalë është konstatuar me shenja dhune ne trup dhe koke dhe dyshohet të jetë vrarë diku tjetër e më pas të jetë hedhur në rezervuar. Policia bëri me dije se ky person ka qenë i dënuar për veprën penale shkaterim prone e kryer në bashkëpunim dhe kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu për të qëndruar në “arrest shtëpie”.Mësohet se ky person është përgjegjës për djegien e 3 makinave, incident ky që ndodhi pranë një qendre tregtare në Lushnje pak kohë më parë.

Njoftimi i policisë:


Korçë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në rezervuarin e Gjançit, në Korçë, ku mesditën e sotme u konstatua pa shenja jete një shtetas, ju informojmë se:

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, u bë e mundur identifikimi i viktimës i cili është shtetasi F. Xh., 25 vjeç, banues në fshatin Plug, Lushnjë (i dënuar më parë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim).

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, me vendimin e datës 21.05.2021, kishte caktuar për këtë shtetas ndryshimin e masës së sigurisë, nga “Arrest në burg” në “Arrest në shtëpi”


Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, në bashkëpunim edhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.