Anglia dhe Skocia bëjnë “paqe” dhe ndajnë pikët në derbin mes tyre

Derbi mes Anglisë dhe Skocisë nuk ka mundur të prodhojë fitues, duke u mbyllur në barazim 0-0. Tre Luanet nuk kane mundur që të hipotekojne që sot kualifikimin e mëtejshëm në Kampionatin Europian. Skuadra e drejtuar nga Garet Sauthgejt, ka zhvilluar një ndeshje jo edhe aq bindëse, duke mos shijuar entuziazmin e shenimit te golit dhe tashmë fillon të ngrejë pikëpyetje mbi zgjedhjet e trajnerit.


Kjo ishte hera e parë në historinë e përballjeve mes këtyre dy kombëtareve në Uembli që derbi mes Anglisë dhe Skocisë mbyllet në barazim pa gola.Edhe pse shumë larg shkëlqimit të pretenduar, me pikën e marrë ndaj Skocisë, Anglia përsëri ndodhet në pozita komode, teksa ka arritur të grumbullojë 4 pikë në 2 ndeshje dhe momentalisht renditet në vendin e dytë.Anglezëve u duhet tashmë të mposhtin Republikën Çeke për të marrë vendin e parë në grup, ndërsa Skocia ka ende shanse të vazhdojë më tej në turne në sfidën e fundit kundër Kroacisë.

FT: ANGLI-SKOCI 0-0

Kjo eshte atmosfera para derbi

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.