Rama jep lajmin: Mbërrijnë në Rinas 11 700 vaksina Pfizer, s’do ndalemi…

Kryeministri Edi Rama jep lajmin se sapo kanë mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” edhe 11 700 vaksina të Pfizer.


Mesazhi i Ramës:

✈️ Aeroporti “Nënë Tereza” – Kanë mbërritur sërish edhe 11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer, duke e çuar në 1,079,650 sasinë e vaksinave AntiCovid të mbërritura deri tani

Me zgjerimin e fashës së vaksinimit për qytetarët +50 vjeç, vijojmë pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit dhe nuk do të ndalemi, derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar

ShqipëriaBuzëqesh

SkaKohëPërPushim

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.