“Sot në atë aksident mund të isha unë”/ Thirret protestë urgjente pas aksidentit me 4 viktima

Në rrjetet sociale është thirrur një protestë përpara ministrisë së brendshme dhe asaj të transportit, pas aksidentit tragjik që ndodhi mëngjesin e sotëm në Fier-Vlorë, ku humbën jetën 4 anëtarët e familjes Gushi.Qytetarë të shumtë bëjnë thirrje që në orën 20:00 të mbrëmjes, protesta të mbahet përpara dy ministrive, dhe pjesëmarrësit të shtrihen në rrugë njësoj si të ishin të vdekur.

Njoftimi në rrjetet sociale:

Të paktën për një ditë ti lëmë qoftet dhe birrat nga tendat tek sheshi “Skenderbej” dhe të transferohemi pak nga Min.Brendeshme dhe Min. Transportit. Në shenjë reagimi mbi aksidentet rrugore në vend, të mblidhemi tek këto dy vende dhe të shtrihemi në tokë “si të vdekur”, duke dhënë një mesazh sensibilizues mbi ngjarjet e fundit. Është momenti për të reaguar. Sot në atë aksident mund të isha une, t’i apo kushdo nga ne! Sot ora 20:00 duhet të jemi të gjithë bashkë në shenjë proteste dhe ndërgjegjësimi

Eduart Gushi, 44 vjeç, Silvana Gushi, 33 vjeç, Anastasia Gushi, 14 vjeçe, dhe Eva Gushi, 9 vjeçe ishin viktimat e një aksidenti të tmerrshëm mëngjesin e sotëm në aksin Fier-Vlorë, ku mjeti audi që drejtohej nga i riu Igli Madani i përplasi fuqishëm nga pas, duke shuar një familje të tërë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.