Një humbje jete dhe vetëm tre raste të reja me Covid-19 janë shënuar në 24 orët e fundit në Shqipëri.Lajmi u konfirmua nga Ministria e Shëndetësisë, e cila bën me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 3853 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 tre qytetarë: 2 raste në Elbasan dhe 1 rast në Tiranë.Një 73 vjeçare e ka humbur betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa vetëm 1 pacient po trajtohet në Spitalin Infektiv.Po ashtu, janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,982 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (26 Qershor 2021)
Raste të reja ditore 3
Të shëruar në 24 orë 7
Të shtruar në spitale 1
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 3853
Testime totale 792,878
Raste pozitive 132,509
Raste të shëruara 129,982
Raste Aktive 71
Humbje jete 2,456
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 28
Shkodër 18
Lezhë 6
Durrës 5
Elbasan 5
Berat 3
Dibër 2
Kukës 2
Fier 1
Vlorë 1
