Daily Mail ka publikuar disa të reja tronditëse tronditëse për atë që ndodhi në dasmën e Caroline Crouch me Babis Anagnostopoulos para krimit të rëndë në Glyka Nera , e cila tronditi Greqinë dhe jovetëm. “Daily Mail” shkruan se ditari ishte gjetur në fund të një dollapi në shtëpinë e çiftit në Glyka Nera, dhe në të Caroline kishte përshkruar skenat e një martese, e cila prej disa kohësh kishte nisur të pësonte krisje dhe të vihej në një pikë kritike. “I vetmi person nga i cili ajo donte të fshihte ditarin ishte burri i saj“- u citua një burim policie të thoshte për “Daily Mail”. Sipas po të njëjtit burim, Caroline përdori shkronjat “DG” (Djali i Rrezikshëm) për të përshkruar burrin e saj në ditar si një “djalë jashtëzakonisht të rrezikshëm”.
Në fakt hetuesit besojnë se disa prej shënimeve të gjetura në ditarin e Caroline, duke përshkruar të vërtetën brutale në lidhje me martesën e tyre, dhe të shkruara me stilolapsa me ngjyra të ndryshme, ishin përpiluar me kode me qëllim që i shoqi saj të mos i lexonte dhe kutpnte të gjitha. Të tilla janë përdorimi i shkronja greke “C”, të cilën britanikët e interpretojnë si “F*** you djal i Rrezikshëm”. Të njëjtat burime gjithashtu gjurmojnë përdorimin e shpeshtë të shkronjës “M” në ditar, duke e konsideruar atë si një shkurtim të fjalës greke “malaka”: “Malaka Antras Mou”, duket se përshkruan vajza bashkëshortin Babis Anagnostopoulos.
