E kishte ditën e parë të punës, por rezultoi e fundit e jetës së tij. 20 vjecari Musaen Zeneli ishte viktima e pafajshme e masakrës në Velipojë. Prej muajsh edhe pse i sëmurë mundohej të mbante familjen.Jetonte vetëm me nënën, për të cilën duhej të kujdesej përditë. Ai e kishte humbur të atin para disa vitesh. Enver Zeneli u mbyt në lumin Drin, teksa ishte futur për t’u larë.
Djali nga Bahçalleku punonte në zonën e plazhit, në biznese të ndryshme. Së fundi kishte folur me vëllezërit Gocaj për t’i gjetur punë. E shtuna ishte dita e parë e tij. Punën e mbylli pak pas mesnate, pa e ditur se nuk do të kthehej më në shtëpi. Policia thotë se kishte marrë një plumb në zemër.Në xhep iu gjetën disa qindarka, bakshishi i pushuesve që morën çadra e shezlongë. Musaeni la pas nënën dhe vëllanë e madh, Erdisin. Familja e Zenelit, ndodhet në kushte të vështira ekonomike, ndërsa nuk përballojnë dot financiarisht shpenzimet mortore.
Edhe Reagimet me indinjatë të qytetarëve në rrjetet sociale ishin të shumta për adoleshentin jetim …Ja disa prej tyre !

“Prehu ne Paqe Musaen Zeneli, atje lart do jete me mire per ty”.

Musaen Zeneli, kamarieri jetim që u vra mbrëmë barbarisht prej dorës gjakatare të horrave, e kishte rrogën mujore aq sa kushtojnë 10 plumba të kriminelëve të cilëve nuk u kontrollohen kurrë shtëpitë dhe bizneset.

