Holanda është emri i madh që i thotë lamtumirë Kampionatit Europian. “Tulipanët” u mposhtën 2-0 në sfidën kundër Çekisë e vlefshme për fazën e 1/8 në Kampionatin Europian. Edhe pse shumica nuk e prisnin, çekët ia dolën të triumfojnë ndaj përfaqësueses me formën më të mirë në fazën e grupeve.Holanda e nisi mirë, por dalja me të kuqe e De Light, duket se ua bëri më të thjeshtë çekëve kualifikimin.
Keshtu tulipanët e mbyllin këtë kompeticion më herët nga sa e kishin menduar ata vetë, duke qenë se deri në këtë fazë kanë bërë paraqitje mjaft të mira.Çekia ka qenë solide, ndërsa golat janë shënuar në pjesën e dytë, pikërisht nga dy prej lojtarve më të spikatur te skuadra e Çekisë, fillimisht Holesh e më pas Schick, që kanë gjunjëzuar Holandën…Tashmë çekët do të vazhdojnë ëndrrën e tyre,ku do të ndeshen me Danimarken ne Çerekfinale ndërsa Hollanda duhet të përgatitet mirë për vitin e ardhshëm, ku i pret Kampionati Botëror.
FT’ Holandë – Rep. Çeke 0-2
Golat:/ T.Holes 68′, P.Schik 80′
https://twitter.com/belluschi_16/status/1409205715210850308?s=21
Formacionet zyrtare…
Holandë: Stekelenburg, De Light, De Vrij, Vijnaldum, Depay, Van Aanholt, De Roon, Blind, Malen, F.De Jong, Dumfries. Trajner: F.De Boer.
Rep. Çeke: Vaslik; Kufal, Selustka, Kalas, Kaderabek; Holes, Suçek; Masopust, Barak, Sevçik; Shik. Trajner: J. Silhavi.
